Një vajzë shqiptare e cila punonte si prostitutë në Itali është arrestuar pasi ka shantazhuar një shtetas italian.
E arrestuara Alba Bugjzi, akuzohet për zhvatje pasi kërkoi 100 mijë euro që të mos e denonconte për marrëdhënie me të mitur.
I dëmtuari pasi bëri denoncim në Polici, sqaroi se e kishte takuar shqiptaren në tetor të vitit 2015 në Bolzano.
Pas disa takimesh, 21-vjeçarja i kishte kërkuar 100 mijë euro pasi në të kundërt do ta denonconte në Polici për seks me të mitur, si dhe do t’i paraqiste foto komprometuese autoriteteve, duke pretenduar se ishte nën 18 vjeç.
Pas kësaj, më 8 prill, nën vëzhgimin e Policisë i shantazhuari takoi shqiptaren dhe i dha një shumë parash.
Kartëmonedhat ishin fotokopjuar paraprakisht nga Policia dhe kjo gjë çoi në arrestimin e saj./Panorama/