]Kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me raportet e mira që ka me pjesëtarë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe me ekipin e presidentit Joe Biden, gjatë forumit të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë.
I pyetur lidhur me investimin që dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner do të bëjë në Shqipëri, Rama u shpreh se ai është mik dhe me Kushner edhe me Aleks Sorosin, për të cilët tha se ky është një konfrontim edhe më me “krip”, sesa Biden-Trump.
“Jam mjaft i vetëdijshëm që nuk përfaqësoj një vend që është kaq lart, Shqipëria është një vend i vogël, kemi nevojë për miq. Meqë ra fjala, jam mik edhe me Jared Kushner edhe me Aleks Sorosin. Është një konfrontim edhe më me “krip”, sesa Biden-Trump”, u shpreh ai.