Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë për arsye shëndetësore. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.
Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë grup ekspertesh nga IML për të përcaktuar gjendjen shëndetësore.
Kep Arapi, nipi i tij Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermëni sipas SPAK krijuan kushte për vrasjen e Xhevdet Plakut për motive hakmarrje.