Partia Demokratike nis sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.
Në atë që duket të jetë fushata më e pazakontë ndonjëherë, në kushtet e pandemisë, demokratët kanë gjetur një tjetër formulë. Me një numër jo shumë të lartë pjesëmarrësish (ndonëse vërehet grumbullim në masivitet ), sheshi “Nënë Tereza” është mbushur me automjete të veshura me flamujt blu, të cilat duket se kanë zëvendësuar qytetarët që tashmë nuk mund dhe nuk duhet të grumbullohen .
Ndërkohë kandidatët dhe drejtuesit kryesorë të fushatës tashmë janë ngjitur në podium, ku pritet të dalë shpejt edhe kryetari Basha.
Ajo që bie në sy në nisje të kësaj fushate është kolona zanore e përdorur ne shesh, një këngë e njohur e Sia, “Unstoppable”, (I Pandalshëm). ). E sikurse mësohet, nga bokset e mëdha të vendosura në shesh, tingujt e këngës shkojnë deri tek Kryeministria. Ndërkohë sot do të hapet zyrtarisht edhe fushata e Partisë Socialiste./Opinion.al