Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jam Erjon Veliaj, më duhen 70 mijë euro”, si u zbulua skema mashtruese e…

2025/08/29 at 8:16 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi

Gjykata e Tiranës ka dënuar 5 persona si të përfshirë në një rast mashtrimi për t’i zhvatur paratë një biznesmeni ndërtues.

Vendimi është dhënë në muajin korrik nga togat e zeza, ku “truri” i kësaj skeme mashtruese është dënuar në mungesë pasi nuk është arrestuar.

Bëhet fjalë për Xhensil Hidën, i cili pretendonte se ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe i dërgoi SMS në aplikacionin “Telegram” një ndërtuesi në Tiranë duke i kërkuar një shumë parash 70 mijë euro, me pretendimin se i nevojiteshin një miku të tij.

“Më pasi ai i ka thënë se do t’ja dërgonte lekët te ai (duke nën kuptuar zyrën e Kryetarit të Bashkisë) dhe ai i ka thënë se nuk i donte lekët tek zyra, por do shkonte t’i merrte një person. Ditën e ngjarjes, ai i ka kërkuar t’i dërgonte një numër kontakti që t’i jepte lekët, dhe i ka thënë se do t’i dërgonte një numër dhe se i ka kërkuar të mos vonohej por të nisej për Vlorë. Më pas e ka marrë një numër telefoni duke i thënë se ishte tek lokal “****” në Lushnje duke i thënë se do të merrte porosinë, por kallëzuesi i ka kërkuar të vinte te biznesi i tij pranë “****”, Tiranë. Rreth orës 13:05 e ka telefonuar përsëri duke i thënë të dilte se ishte te parkimi i “****””, thuhet në vendim.

Hida është gjykuar në mungesë dhe u dënua me 3 vite burgim, që për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht me 2 vite.

Ndërsa i pandehuri tjetër, Leonard Xhika, u dënua gjithashtu me 2 vite burgim pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, por dënimi u pezullua në 4 vite shërbim prove.

Xhika ishte personi që kishte shkuar të merrte paratë nga ndërtuesi, sipas udhëzimit që i kishte dhënë Xhensil Hida.

Kurse 3 personat e tjerë, Mikel Panxhi, Xhonatan Xhaferri dhe Petro Ferzaj, u dënuan me nga 8 muaj burg për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Këta ishin personat, të cilët u kontaktuan nga Xhensil Hida që të merrnin shumat e pretenduara të parave nga Leonard Xhika.

Në fakt, dorëzimi i vërtetë i parave nuk ndodhi asnjëherë, pasi ndërtuesi kishte njoftuar autoritetet dhe takimi që u realizua ishte i simuluar. Brenda çantës së pretenduar të parave, në fakt nuk kishte shuma monetare, por ishte e mbushur me letra. Pas dorëzimit të çantës nga biznesmeni, ndërhyri policia duke bërë arrestimet.

Biznesmeni ndërtues, i cili denoncoi ngjarjen, ka sqaruar se me personat në fjalë nuk ka njohje të mëparshme. Kjo ishte hera e dytë që persona të caktuar tentonin ta mashtronin për t’i marrë para. Rasti i parë kishte ndodhur 2 vite më parë, nga persona të tjerë.

Ju sugjerojmë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Para
Kosova në një linjë me SHBA-në, zgjeron listën e organizatave të huaja terroriste

Kosova në një linjë me SHBA-në, zgjeron listën e organizatave të huaja terroriste

Singapor/ Dy notaret e njohura italiane arrestohen për vjedhje

Singapor/ Dy notaret e njohura italiane arrestohen për vjedhje

Izraeli vret dhe kreun e ISIS

Izraeli vret dhe kreun e ISIS

TE FUNDIT

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
25 Nëntor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com