Forcat RENEA janë futur në banesën ku u raportua se ndodhej një vajzë, e cila kishte denoncuar në polici se është dhunuar nga disa persona.
Siç shihet dhe nga pamjet, efektivët e RENEA-s janë futur nga tarraca e pallatit me litarë për në ballkonin e apartamentit.
Kujtojmë se policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën.
Pas denoncimit ajo kishte thënë se është dhunuar nga disa persona dhe nuk pranonte të hapte derën e apartamentit.