Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jakup Krasniqi para gjykatës: Përpëlitjet e tmerrshme të babait tim ende i kam përballë

2023/04/05 at 11:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jakup Krasniqi para gjykatës: Përpëlitjet e tmerrshme të babait tim ende i kam përballë

Teksa vijon për të tretën ditë gjyqi në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK, Jakup Krasniqi, filloi fjalimin e tij dukë rrëfyer një histori personale të familjes së tij për të treguar se në çfarë rrethana është rritur dhe pse ka vendosur që të zgjedhë këtë rrugë.

Krasniqi para trupit gjykues foli edhe për dënimet dhe torturat që kishte përjetuar nga regjimi serb gjatë demonstratave të 81’ës.

“U ushtrua dhunë e tmerrshme edhe ndaj meje. Gjatë dy proceseve hetuese që janë zhvilluar ndaj meje 81/82 kam përjetuar tmerre që s’përshkruhen me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet. Pas dy proceseve të hetuesisë më dënuan dy herë.  Më 81-ën me dënuan me 14 vjet burg, 92 me 15 vjet burg. I përmenda torturat që u ushtruan ndaj meje për të nënvizuar një fakt të pakontestueshëm. Asnjë hetues, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar të Jugosllavisë që ishin përgjegjës për tortura pskike dhe fizike, që përjetova gjatë asaj kohe nuk ka qenë as objekt kritike në shkrimet e mia, i kam lënë të qetë që t’i brejë ndërgjegjja për veprimet e tyre kriminale”-tha Krasniqi.

Më tej, Krasniqi theksoi se s’ka qenë asnjëherë i përfshirë në asnjë vrasje, apo formë presioni ndaj kujtdo qoftë.

“S’e kuptoj logjikën e akuzës së tanishme kundër meje. Ndaj popullit tonë është ushtruar dhunë sistematike, vrasje, burgosje, tortura, dëbime. Unë e urrej dhunën, vrasjet, torturat, dënimet jo veç pse janë ushtruar ndaj popullit tonë dhe ndaj meje personalisht, por sepse i konsideroj si tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën le t’iu thotë se unë Jakup Krasniqi asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, asnjë burgosje, asnjë formë presioni ndaj kujtdo qoftë”.

Më tej Krasniqi theksoi:  “Që në fëmijërinë time të hershme kam qenë i rrethuar me njerëz që ia kanë mbijetuar politikës së gjenocidit serb. Nga historitë e tmerrshme që u rrëfenin më kanë bërë që të kuptoj se prapa propagandës së parajsës jugosllave për barazinë e kombeve qëndronte ferri ndaj shqiptarëve”.

Krasniqi tregoi edhe për torturat ndaj anëtarëve të familjes së tij nga forcat serbe.

“Më kujtohet si sot kur babai im u kthye në shtëpi i rrahur për vdekje dhe në një qoshe të shtëpisë nëna ime mundohej të ja lehtësonte dhimbjen e torturës njerëzore. Përpëlitjet e tmerrshme të babait tim ende i kam përballë. Përveç torturave në fjalë, burgosja ime ishte shumë e vështirë për të. Na duhej arsimi që të largojmë diskriminim që po përballeshim si shqiptarë në secilin segment të jetës. Por, të gjitha dijet e botës s’do të ishin të mjaftueshme për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, pa një organizim të duhur të gjeneratës sime”-tha Krasniqi.

Ju sugjerojmë

Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Politikë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

3 Tetor, 2025 6:44 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 Tetor, 2025 4:56 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
Kronikë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

3 Tetor, 2025 3:59 pm
Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet
Kronikë

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

3 Tetor, 2025 3:18 pm
Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
Kronikë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

3 Tetor, 2025 2:23 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Para
Arrestohen 2 persona pasi kanosën me armë 40-vjeçarin, në pranga edhe ‘shënjestra’

Arrestohen 2 persona pasi kanosën me armë 40-vjeçarin, në pranga edhe ‘shënjestra’

4 vite burgim për kryeministrin boshnjak, shpërdoroi fondet gjatë periudhës së pandemisë

4 vite burgim për kryeministrin boshnjak, shpërdoroi fondet gjatë periudhës së pandemisë

Gjyqi në Hagë, detaji që ra në sy në veshjen e Jakup Krasniqit

Gjyqi në Hagë, detaji që ra në sy në veshjen e Jakup Krasniqit

TE FUNDIT

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
3 Tetor, 2025

Kryesocialiti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
3 Tetor, 2025

Sot kryeministri Edi Rama mblodhi strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të kryeqytetit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Në këtë takim Rama...

Lexo më shumë

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
3 Tetor, 2025

Në fshatin malor Turaj të Kukësit, reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
3 Tetor, 2025

Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com