DURRES- Endri Çaushaj 25 vjec nga Vlora eshtë një prej dy viktimave të atentatit të mbrëmshëm në Durrës. Ai dyshohet se është vrarë aksidentalisht pasi shënjestër ka qenë shoku i tij Ervin Kodra. Policia po heton në dy pista hakmarrje dhe prishje të pazareve të drogës. Ende nuk ka asnjë të ndaluar për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa janë marrë në pyetje mbrëmë disa dëshmitarë të ngjarjes. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me BMë X5 (Ervin Kodra drejtues mjeti dhe Endri Çaushaj në vend të parë).