Protesta e nesërme e të rinjve demokratë përpara Parlamentit duket se do të sjellë disa “surpriza” për kryeministrin Rama.
Këto surpriza janë përgatitur nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët janë duke u kujdesur me detaje për banderolat që do i shpalosin para Parlamentit në një mënyrë ndryshe- thonë burime pranë PD.
Protesta e nesërme e PD përkon me seancën e fundit parlamentare për këtë vit dhe pritet që peshën kryesore ta kenë të rinjtë.
Ndërsa Kryetari Lulzim Basha mësohet se do ta marrë fjalën i fundit.