Dy ditë më parë, bashkëshortja e këngëtarit korçar Stefi Prifti, Marina është ndarë nga jeta, pas një sëmundje shumë të rëndë. Por Endri Prifti vëllai i vogël i Stefit, do të konkurrojë sonte në gjysëmfinalen e Këngës Magjike.
“Kënga e fundit” është kënga e parë që ngjit të vetëm në skenë, Endrin dhe kjo është dalja e tij e parë publike pa vëllanë e tij. Pak minuta më parë këngëtari ka postuar një status në rrjetet sociale ku i falenderon të gjithë miqtë për mesazhet ngushëlluese, që i kanë dërguar famijes Prifti. Ja mesazhi i Endrit:
“Zonja, zonjusha, signiori/ signiorita, ladies and gentleman , miq, shokë dhe dashamirës të muzikës tonë. Ju falenderoj nga zemra për ngushëllimet tuaja për humbjen e bashkëshortes të vëllait tim. Për nder dhe respektin e të ndjerës Marinës së Stefit, sot Crazy Calvin do të jetë mbyllur. Nuk do ta hapim derën si staf dhe vendosëm të mbajmë zi . Ju presim nesër mbrëma të gjithëve mbas finales të Festivalit Kënga Magjike, për të festuar të gjithë së bashku. Ju uroj shëndet, dashuri e të mira të kini gjithmonë në familjet tuaja”.