Paratë që grupi kriminal me 31 shqiptarë fitonte përmes trafikut të drogës i dërgonte në Shqipëri përmes postës apo edhe me autobusë që vinin nga Italia për në vendin tonë.
Panorama shkruan se paratë fshiheshin nëpër pako me rroba që niseshin për të afërmit e tyre dhe pa u diktuar arrinin në destinacion.
Policia italiane, gjatë operacionit të koduar “Riccio”, arriti të sekuestronte 300 mijë euro dhe 130 kg drogë, të llojit heroinë dhe kokainë. Grupi kishte shtrirje në Italinë Veriore, Spanjë dhe Shqipëri.
Prokuroria e Milanos ka lëshuar 38 urdhër-arreste, ku deri tani janë arrestuar 31 persona, 12 prej të cilëve në Shqipëri, ndërsa 3 shqiptarë të tjerë janë në kërkim.
Hetimet për zbulimin e këtij grupi nisën në shkurt të vitit 2014, kur u sekuestruan 42 kg heroinë gjatë një kontrolli rutinë.
Të arrestuarit në Shqipëri
1. Dritan Çela, 45 vjeç
2. Gerald Gjoni, 29 vjeç
3. Aneseti Çulli, 50 vjeç
4. Florian Kokonozi, 35 vjeç
5. Gazment Dimni, 29 vjeç
6. Erald Zyka (Nasto), 34 vjeç
7. Kridens Kërçuku, 37 vjeç
8. Ilirjan Orhan, 53 vjeç
9. Agron Sulmina, 41 vjeç
10. Ardit Hyka, 26 vjeç