TIRANE- Vetëm dy orë pas rrëmbimit të tij në kryqytet, Klajdi Gjeci është lënë i lirë, ndërsa policia ka arrestuar pengmarrësit.
Të dhënat e para, tregojnë se pengmarrësit e kanë rrahur dhe dhunuar Gjecin e më pas e kanë lënë të lirë, ndërkohë që dy prej tyre janë arrestuar teksa përpiqeshin të largoheshin me një taksi, në afërsi të Farmacisë Nr 10, po aty ku ndodhi rrëmbimi.