Një studim i ri thotë se janë gjashtë elemente kryesore që një keqardhje të jetë efektive. Shkencëtarët kanë zbuluar se këto gjashtë elemente janë: shprehja e pendimit, shpjegimi i asaj se çfarë ka ndodhur, pranimi i fajit, deklarimi i keqardhjes, oferta për t’i ndrequr gjërat dhe kërkesa për falje!
Roy Lewick, udhëheqës i këtij studimi, thotë se keqardhjet me të vërtetë funksionojnë, thjesht duhet të siguroheni që t’i prekni këto gjashtë elementet kyçe.
Komponenti më i rëndësishëm është pranimi i fajit dhe oferta për të ndrequr atë që është bërë gabim.
Kjo do të thotë se jeni i përkushtuar të veproni dhe të zhbëni dëmin