iPhone-i juaj e di se ku keni qenë, Google Maps e di gjithmonë vendndodhjen tuaj, Facebook ka gjithë profilin tuaj në mënyrë të detajuar.
Duke i ndjekur pesë hapa, ju do të mund ta shihni se sa shumë di Google për ju, interesat tuaja, vendet që i keni vizituar dhe kërkimin tuaj, transmeton Gazeta Express.
1. Shkoni në history.google.com/history
2. Sigurohuni që keni hyrë me një llogari të Google
3. Selektojeni “last week” dhe ndryshojeni atë në “all time”
4. Shfletoni historinë tuaj më të fundit të kërkimit duke zgjedhur “last month” dhe “last year”
5. Fshini këto të dhëna nëse dëshironi