Buzët e çara janë një nga problemet që zgjidhen lehtë. Ja se si.
1. Mos merrni frymë me gojë – Jo vetëm që këto zakone mund të irritojnë njerëzit rreth jush, por do të rezultojë edhe me buzë të plasaritura. Gjithashtu, efekti i balsamit që ju vendosni do të jetë afat shkurtër për shkak të frymës qe merrni dhe nxirrni nga goja.
2. Mos lëpini buzët e tua – Dermatologët janë të bashkuar në një mendim- plasaritjet e buzëve janë zakonisht rezultat i lëpirjes dhe kafshimit të tyre. Pështyma thanë gojën tuaj, duke shkaktuar nevojën për lëpimin e buzëve.
3. Shmangni buzëkuqët afatgjatë – Kjo vlen në mënyrë të veçantë për buzëkuqët afatgjatë që përmbajnë alkool. Ky është përbërës thanë lëkurën, duke përfshirë edhe buzët.
4. Uji nuk do të ndihmojë – Sasia e ujit që pini gjatë ditës nuk ka efekt në buzë të plasaritura.
5. Vendosni balsam para dhe pas bukës- Pas ushqimit dhe pijeve të jeni i sigurt që të aplikoni balsam. Uji apo lëngu i ushqimit që mbetet nga vakti mund të thajë në mënyrë të konsiderueshme buzët tuaja. Prandaj, zgjidhja e balsamit është e mirë për shërimin e tyre.
6. Përdorni një krem hidratues- karakteristikat themelore për të mbajtur buzët tuaja në formë është hidratimi./10minuta/