Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si të shpëtojmë nga aksidentet kur kemi celularin në dorë

2016/03/04 at 1:40 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja si të shpëtojmë nga aksidentet kur kemi celularin në dorë

Ja cilat janë inovacionet që mund t’i bindin njerëzit të ngrenë kokën lart, të paktën kur kalojnë rrugën.


Tabelat që paralajmërojnë shoferët

Projektuesit suedezë, Jakob Sempler dhe Emil Tiismann, krijuan disa tabela trafiku në Stokholm, ku paralajmëronin shoferët se përpara tyre kishte kalimtarë që mund të ecnin duke parë celularin.

“Në mëngjes, kur po shkoja për në zyrë, për pak sa nuk më shtypi një makinë, sepse ia kisha ngulur sytë celularit tim”, tha 29-vjeçari Sempler. “Hodha sytë vërdallë dhe vura re se nuk isha i vetmi.”

Në nëntor të vitit 2015 këto tabela u vendosën edhe në tri vende të tjera. Ka njerëz që vërtet kanë nevojë ta shohin këtë tabelë, pasi të tjerë mund të jenë përqendruar totalisht te smartphon-i dhe as që e kanë mendjen se çfarë po ndodh rreth tyre.

Shenja që paralajmërojnë kalimtarët të heqin celularët

Një qytet në Kaliforni instaloi shtatë tabela të ndryshme sinjalistike në fillim të vitit 2015, përfshirë një që lexon “Ngrije kokën! Kalo rrugën dhe pastaj përditëso ‘Facebook’-un!”

Një tjetër shenjë u kujton shoferëve të ngasin makinën me ngadalë dhe se ky është një kufizim shpejtësie dhe jo një sugjerim.

Një korsi vetëm për përdoruesit e celularëve

Një trotuar i njohur në Chongqing të Kinës u projektua vetëm për përdoruesit e celularëve në shtator 2014. Projekti kishte si synim të inkurajonte njerëzit të kishin më tepër ndërgjegjësim ndaj përdorimit të celularit.

Nuk pati sukses, pasi njerëzit ndalojnë vazhdimisht për të bërë foto të trotuarit të veçantë dhe e kanë marrë mesazhin si një shaka që nuk të mëson asgjë.

Lajmërimet anticelular në metro

Që nga viti 2013, pasagjerët që udhëtojnë me metrotë e Hong-Kongut kanë dëgjuar lajmërimin “mos i mbani sytë vetëm në celular”. Fraza lexohet nga një zë monoton në tri gjuhë të ndryshme, në trena dhe në shkallët lëvizëse.

Një gjobë për kalimtarët e shpërqendruar

Në vitin 2012, Autoriteti i Transportit të Utah, miratoi një gjobë prej 50 dollarësh për “ecje të shpërqendruar”, që përfshin përdorimin e celularit. Ata që e përsërisin shkeljen mund të përballen me një gjobë prej 100 dollarësh.

Duket se po funksionon. Zyrtarët vendas thonë se njerëzit e kanë ndryshuar mënyrën se si sillen dhe se po e kalojnë rrugën në mënyrë të rregullt.

Aplikacionet që ndihmojnë përdoruesit

Ka disa aplikacione që përpiqen të zgjidhin problemin e dërgimit të mesazheve gjatë ecjes. “Type n Walk” i lejon përdoruesit e tij të dërgojnë mesazhe, ndërsa kamera u tregon atyre çfarë kanë përpara ndërsa ecin. Të tjera aplikacione gjurmojnë të njëjtin problem. Aplikacioni “Audio Aware” do të ndalojë muzikën nëse kupton se diku afër po bie një sirenë apo ka goma që xhirohen.

Inxhinierët e Universitetit Rutgers gjithashtu po punojnë për të krijuar një aplikacion për njerëzit që përdorin celularë ndërsa ecin në rrugë. Aplikacioni do t’ia mbyllë automatikisht ekranin. Aktualisht ka dy versione të ndryshme: njëri analizon GPS-në e celularit, ndërsa tjetri punon me sensorë këpuce.

Një unazë që shkëlqen kur ju vijnë mesazhe të rëndësishme

Unaza “Ringly” ndryshon ngjyrën për të lajmëruar kur një përdoruesi i vijnë lajmërime të rëndësishme. Kjo pajisje e thjeshtë nuk është projektuar vetëm për të ndaluar të pasionuarit e dërgimit të mesazheve teksa ecin, por pranon fiksimin e njerëzve me teknologjinë dhe na inkurajon të kontrollojmë celularin vetëm kur është absolutisht e nevojshme.

Dërgimi i mesazheve shkatërron qafën

Pozicioni i qafës i krijuar nga ulja e kokës për të parë celularin ndërsa lexoni apo dërgoni mesazhe është një problem i madh, sipas një studimi të kërkuesve amerikanë.

Pozicioni i keq i shpinës mund të rëndojë mbi ju 30 kilogramë, ndonjëherë për disa orë në ditë, në varësi të shpeshtësisë kur shihni celularin.

Koka e një të rrituri peshor rreth 4.5-5.5 kilogramë, por ulja e kokës me 15 gradë shton forcën që ushtrohet te shpina në 12 kilogramë. Në përkulje 60 gradë të kokës, pozicioni që shihet zakonisht nëpër trotuare, të metrove dhe korridoreve kudo, gjë që mund ta çojë rëndesën mbi shpinë në 30 kilogramë.

Njerëzit kalojnë kryesisht dy deri në katër orë në ditë me kokën e përkulur duke lexuar apo dërguar mesazhe në celularë dhe pajisje teknologjike./Ekpress



Ju sugjerojmë

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Bota

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

20 Korrik, 2025 10:46 pm
Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
Bota

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

20 Korrik, 2025 10:30 pm
Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
Bota

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

20 Korrik, 2025 10:03 pm
Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
Rajoni

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

20 Korrik, 2025 9:40 pm
“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
Rajoni

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

20 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Para
Video/ Aktori Gerard Butler gjuan me grusht gazetarin

Video/ Aktori Gerard Butler gjuan me grusht gazetarin

Video/ Ja si e rrëfen Marian Rroku, historinë e vrasjes që kreu 

Reagon Gjebrea: Nuk kam folur me asnjë gazetar

Stop/ Vëllezërit Lleshi dhe deputeti kaubojs, parodi për Ramën

Stop/ Vëllezërit Lleshi dhe deputeti kaubojs, parodi për Ramën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
20 Korrik, 2025

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së. “Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati...

Lexo më shumë

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
20 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori...

Lexo më shumë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com