Jeni lodhur nga kaosi psikologjik dhe dhimbja shpirtërore për një kohë të gjatë? Ja disa përqasje që do t’ju ndihmojnë të dilni mbi to, për të jetuar në ekuilibra me veten:
Së pari, përpiquni t’i “shtypni” ato. Nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj tyre, ato nuk do t’ju lëndojnë kurrë. Është e vështirë t’i shtypësh por arrihet me një nivel të lartë përqëndrimi.
Provoni psikoterapinë. Më e njohura nga to është ajo që e pranon se dhimbja është e pashmangshme. Duke e pranuar këtë, ju do kërkoni zgjidhjen se si të bini në paqe me to.
Më e rëndësishmja, mos harroni se “dhimbja kap ata njerëz që janë të aftë për ta përdorur atë si burim energjish”. Pra reflektoni, dhe lëreni dhimbjen të gjenerojë energji të reja.