Familja paraqet rrënjët tona, megjithatë menaxhimi i marrëdhënieve brenda saj jo gjithmonë është kaq i thjeshtë. Keqkuptimet ndodhin më shpesh me ata që konfidencat i kanë më të mëdha, sepse nga një anë ndihet e drejta për të gjykuar dhe, nga ana tjetër, në lojë hyn edhe ndjenja e fajit.
Por detaji më i rëndësishëm për t’u theksuar është se fëmijëria nuk na përket më prej kohësh: jemi të gjithë të rritur. Ja se si mund ta çoni marrëdhënien tuaj me familjen në një nivel të ri.
Mamaja dhe babai
Bëhet fjalë për personat që ju kanë parë të rriteni. Është e vështirë t’i deklaroni pavarësinë nënës dhe babait, sepse edhe nëse jetoni shumë larg prej tyre, fëmijët për ta mbeten gjithmonë të vegjlit e dikurshëm.
Disa fraza mund të shkaktojnë vuajtje, por në fund të fundit ato bëjnë pjesë në rritjen tuaj të vazhdueshme në jetë. Mos luftoni më kot gjërat që nuk mund t’i ndryshoni, por pranojini me një buzëqeshje.