Ta gjesh bashkëshorten në gjendje të mirë humori në momentin kur je i eksituar është e rëndësishme për çdo mashkull. Por teknologjia e ka gjetur edhe për këtë një zgjidhje.
Një aplikacion i ri do tu tregojë tashmë meshkujve se kur është koha e duhur që ti kërkojnë gruas seks.
Aplikacioni quajtur “Glow”, i ndërtuar në 2013, u dizenjua fillimisht për të ndihmuar gratë të mbanin të rregjistruara ciklet e tyre të pjellorisë, por rezulton se shumë meshkuj po e shohin të dobishëm.
Sipas Glow: “Oreksi seksual i një gruaje korrespondon me ciklin e saj mujor. Cikli fillon me ditën e saj të periodave. Zakonisht zgjat pesë ditë”.
Ndaj nga dita e parë te e pesta, është periudha ku gruaja është më pak e interesuar në seks.