David Skillicorn dhe studentët e tij krijuan një softuer që mund të “nuhasë” gënjeshtra në mesazhet tona elektronike dhe material tjera të shkruara duke studiuar frekuencën dhe llojin e fjalëve që u përdor. Skillicorn thotë se gënjeshtarët përdorin më pak fjalë si ‘por, ose dhe përveç. Ata gjithashtu përdorin fjalë me emocione negative siç janë ‘i turpëruar, i mërzitur apo i sikletosur’.
Shiko përtej syve tinëzarë
Edhe pse shumica prej nesh mund t’i interpretojnë sytë e pafokusuar si shenjë gënjeshtrash, është e rëndësishme të konsiderohet konteksti i sjelljes. Për shembull, lojëtarët e eksperiencuar të pokerit janë të kujdesshëm të mos bëjnë shumë gjeste me sy. Njerëzit zakonisht shikojnë majtas dhe djathtas kur mendojnë për një përgjigje.
Dikush që nuk bën kontakt me sy duhet të ngrisë dyshimin, transmeton lajmi.net.
Përmirësohu në leximin e gjuhës së trupit
Edhe pse një përqindje e lartë e komunikimit mendohet të jetë jo-verbal, asnjë pjesë e vetme e trupit, siç janë sytë ose duart- e tregojnë të gjithë historinë kur vjen tek të gënjyerit. Njerëzit që gënjejnë zakonisht rrijnë në një vend. Gjestet e duarve që zakonisht ndodhin kur dikush flet, zhduken. Kjo ndodh sepse personi është shumë i fokusuar tek tregimi i gënjshtrës.
Bëj pyetje- shpejt
Nëse po dyshon se të gënjejnë, provoje këtë teknikë, për të cilën ekspertët thonë se mund ta hutojë një gënjeshtar. Provo të bësh pyetje shpejt- njëra pas tjetrës. Gënjeshtra që e ndjek të parën mund të jetë më e vështirë për t’u menduar aq shpejt