Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si na vjedhin përditë!

2016/09/04 at 12:26 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu –
Shqipëria është vendi i 4 më i varfër i Europës. Ajo lë pas vetëm Moldavinë, Kosovën dhe Ukraninën e rrënuar nga konflikti me Rusinë. Të paktën këto janë statistikat nëse i referohesh disa prej institucioneve financiare botërore. Por shqiptarët paguajnë sot cmimet më të larta në Europë dhe ndër më të lartat në bote për biletat e udhëtimit me avion. Ndërkohë nga Tirana operohen më pak destinacione se nga cdo kryeqytet i Europës. Nëse heq qytetet Italiane, mbeten vetëm Viena me Frankfurtin e Ljubjanën në Perëndim dhe Stambolli me Athinën në lindje. Ky është izolimi më i madh që i mbetet Shqipërisë pas heqjes së vizave. Një izolim i imponuar.
Nëse i referohesh disa prej aplikacioneve që kryejnë krahasimin e cmimit të biletave dhe numrin e pasagjerëve, si Hopper psh, rezulton se shqiptarët paguajnë 119 euro më shumë mesatarisht për biletë se sa Maqedonasit në të njëjtin destinacion; 81 euro më shumë se sa malazezët dhe 39 euro më shumë se shqiptarët e Kosovës. Ndërkohë që numri i banorëve të Maqedonisë është 2.4 milion, i Shqiptarëve të Kosovës 1.8 dhe i Malit të zi afro 650 mijë. Shqipëria numëron afro 4.2 milion banorë nëse përfshin edhe emigrantët që vijnë dhe ikin. Pra thuajse 2 fishin dhe më shumë të vendeve që kanë bileta më të lira se sa ne.
Një tjetër kërkim të tregon që nga Aeroporti i Rinasit nuk fluturon pothuajse asnjë linjë low cost. Njëra që duhej të ishte e tillë, Blu Panorama, ka cmime më të larta edhe se sa Alitalia vete. Po kështu Shqipëria nuk ka një linjë ajrore të sajën, sic ka Mali i Zi, që ndërhyn për të kontrolluar cmimet e tregut.
Nga ato pak linja që fluturojnë në Shqipëri, duket qartë që situata është monopol i pastër. Tre linja janë pjesë e së njëjtës kompani: Lufthansa, Austrian dhe Adria. Dy të tjera, Aegean dhe Turkish Airlines, janë pjesë e të njëjtit grup me to, Star Allianze, që ndajnë tregun dhe rregullojnë cmimet. Ajo që mbetet është Alitalia që po mbyll njërin pas tjetrit destinacionet për t’i lënë treg Blu Panoramës. Linja të tjera thuajse nuk ka.
Qeveria deklaroi një vit më parë se do bënte c’është e mundur të ulte cmimet e biletave. Ajo vuri gishtin mbi aeroportin dhe pas një negocimi me të, i hoqi të drejtën e ekskluzivitetit të fluturimeve në Shqipëri dhe i shtoi 2 vite më shumë kontratën e koncensionit. Një vit më pas, cmimet janë rritur thuajse 30 përqind; asnjë aeroport tjetër nuk është bërë funksional dhe të dalësh nga Shqipëria, sidomos në muajt e verës dhe shtator apo në festat e fundvitit ngjan e pamundur. Për të mos thënë tmerrësisht e kushtueshme.
I ftuar në një emision Shefi i Kabinetit i Ministrit të Transporteve deklaroi se shqiptarët paguajnë, shqiptarët lëvizin, shqiptarët kanë lekë ndaj kompanitë mbajnë cmime të tilla të larta. Në fakt, shqiptarët paguajnë se janë të detyruar të lëvizin. Janë emigrantë që kanë lënë këtu prindërit dhe kthehen për t’i parë; që sjellin nipërit për të parë gjyshërit. Janë prindër që shkojnë për të parë fëmijët e tyre të vendosur në 25 vitet e fundit jashtë; janë studentë që shkojnë për t’u shkolluar dhe tregtarë të vegjël që shesin e blejnë duke udhëtuar. Këta janë struktura bazë e udhëtarëve në Shqipëri. Janë këta që paguajnë bileta të cmendura me para djerse dhe duke hequr edhe nga goja. Janë studentë që hanë një vakt më pak një muaj me rradhë për t’i dhënë para disa monopoleve në Tiranë. Që paguajnë për të parë prindërit deri 50 % më shumë se shokët e tyre në universitetet ku janë; janë emigrantë që ato 200 euro më tepër do t’jua linin prindërve për t’ju plotësuar pensionin; janë udhetarë që për një udhëtim. Bileta ju merr po aq buxhet sa hotelet dhe ushqimi bashkë. Janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë, që zhvaten cdo ditë, sistematikisht, në sy të të gjithëve dhe nën premtimin e qeverisë. Janë ose më mirë jemi kavje të paaftësise në rastin më të mirë dhe të hajdutërisë në rastin më të keq të atyre që administrojne shtetin. Përse Shkupi është destinacion më i lirë se sa Tirana? Po Podgorica? Po Kosova? A ka njeri një përgjigje për këtë? A ka një ministër apo qeveritar që mund t’ju thotë shqiptarëve se përse zhvaten në këtë mënyrë, në sy të të gjithëve dhe krejt ndryshe nga fqinjët tanë? A ka njeri një përgjigje të saktë për të gjithën këtë?! Teoria e vendit të vogël bie, sepse Maqedonia, Kosova e Mali i Zi janë më të vegjël nga ne. Edhe ajo e pasagjerëve sepse nga Rinasi udhëtojnë më shumë. Këtë vit, sipas statistikave kanë udhëtuar më shumë pasagjerë se sa vitin që u hoqën vizat. Pyes sërish kush i vjedh shqiptarët dhe në cilat xhepa përfundojnë paratë e tyre të djersës dhe sakrificave!? Le të ketë të paktën kurajon një njeri të japë një përgjigje dhe të flasë…
Blendi Fevziu


Etiketa: aeroporti i rinasitavionbiletakosovamali i zimaqedoniashqiperia


Ju sugjerojmë

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Para
Huffington Post: Ana e errët e Nënë Terezës

Huffington Post: Ana e errët e Nënë Terezës

Pamje horror në Elbasan, masakron bagëtitë dhe zhduket

Pamje horror në Elbasan, masakron bagëtitë dhe zhduket

Ndeshja/ Në Shkodër ecet vetëm në këmbë. Hyrja në stadium 3 orë para

Ndeshja/ Në Shkodër ecet vetëm në këmbë. Hyrja në stadium 3 orë para

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
7 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani do të përgjigjet ushtarakisht nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë,...

Lexo më shumë

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
7 Shkurt, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagon pas kritikave të forta për një video që u publikua në rrjetet sociale nga llogaria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com