Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si mund të shkojnë në Cambrige studentët shqiptarë. Flet drejtori i shkollës së famshme

2017/11/20 at 10:53 AM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja si mund të shkojnë në Cambrige studentët shqiptarë. Flet drejtori i shkollës së famshme

Intervistë me Drejtorin e Cambrige Centre for Sixth Form Studies, z. Stuart Nicholson. Prej më shumë se 7 vjet ai drejton CCSS dhe ka një karrierë prej më shumë se 25 vjetësh në shumë prej shkollave të njohura në Mbretërinë e Bashkuar. Nicholson tashmë ndodhet në Tiranë dhe shpjegon arsyet e vizitës së tij.


Pse është Britania një destinacion popullor për studentët ndërkombëtarë, përfshi edhe ata shqiptarë?

Jam në Tiranë për të shpjeguar pikërisht avantazhet që ofron studimi në Mbretërinë e Bashkuar. Unë këto ditë do të takohem me shumë studentë shqiptarë. Do të jem me ta të mërkurën në ora 13.00 në Universitetin Europian të Tiranës dhe pasdite nga ora 18.00 deri në mbrëmje në Hotel Tirana në një seminar po me studentë që janë të interesuar të dinë avantazhet dhe bursat që ofrohen për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Univeristetet tona janë të famshme në të gjithë botën, qasja meritokratike në arsim, historia e lidhur me vende të tilla si Oxford dhe Cambridge, duke ndjekur gjurmët e Stephen Haëking dhe Isaac Newton.

Megjithatë, një aspekt që shpesh neglizhohet është diversiteti – ne kemi mbi 500 institucione në Mbretërinë e Bashkuar që ofrojnë diploma studimi të niveleve të ndryshme, me 1000 programe të mundshme për të zgjedhur. Ky specializim në nivel universitar pasqyron një gamë të gjerë të specialistëve të mësimdhënies që janë në dispozicion në shkollat tona, për ata që ndjekin programin A-Level, të cilët janë kualifikime të shquara, të respektuara në mbarë botën për cilësinë e tyre të lartë.
Sa e rëndësishme është për studentët e huaj të studiojnë së bashku me studentët britanikë?

Në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, studentët ndërkombëtarë përbëjnë rreth 20% të numrit të përgjithshëm të studentëve (në Londër, më shumë se një e katërta e studentëve janë të ardhur nga jashtë Britanisë së Madhe). Të gjithë studentët në universitete studiojnë së bashku, pavarësisht nga gjuha e tyre amëtare dhe vendi i origjinës.

Pra, si mund të studiosh në universitet? Cilat janë shanset për të hyrë në Oxford apo Cambridge?

Përgatitja, përgatitje, përgatitje! Avantazhi i shkollës së mesme në Mbretërinë e Bashkuar është se për dy vitet e fundit në shkollë, ju vetëm përqëndroheni në 3 ose 4 lëndë të cilat i studioni me dëshirë, psh nëse do studioni në Uiversitet për menaxhim zgjidhni biznes, ekonomi dhe një gjuhë të huaj. Ky intensitet siguron që nxënësit të përparojnë në universitete me një pasion të thellë në lidhje me degën e tyre të zgjedhur. Zgjidhni lëndët që pasqyrojnë pasionin tuaj dhe do të keni një përvojë të jashtëzakonshme para-universitare, do të jeni plotësisht të përgatitur për degën e zgjedhur në universitet.

Të gjithë aplikantët (britanikë dhe ndërkombëtare) duhet të alikojnë në UCAS – organizata online që menaxhon hyrjen në arsimin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Afati normal për pjesën më të madhe të lëndëve është janari i vitit që ju dëshironi për të nisur universitetin dhe ju mund të aplikoni për deri në 5 universitete fillimisht. Por për Oxford, Cambridge dhe degët e mjeksisë, ju duhet të aplikoni tre muaj më parë, në tetor.

Hyrja në Oxford apo Cambridge normalisht kërkon të paktën dy vjet fokus të qartë dhe përgatitje që përfshin studim serioz akademik, një sërë aktivitetesh të rëndësishme jashtëshkollore, përgatitje të kujdesshme për intervistë. Dhe në fund, natyrisht, provimet.

Sa studentë dërgon CCSS në Oxford apo Cambridge?

Në 3- 4 vitet e fundit, Universiteti i Cambridge ka qenë destinacioni numër një për studentët e CCSS, e ndjekur nga Universiteti Queen Mary dhe Manchester. Viti 2015 nuk bën përjashtim, me 5 studentë të këtij viti që kanë marrë oferta nga Oxford dhe Cambridge. Nga totali prej 10 studentë që kanë aplikuar Oxbridge, kjo paraqet një normë suksesi prej 50% në krahasim me mesataren prej 20% në shkallë kombëtare.

Si funksionon CCSS në përgatitjen e vazhdueshme të këtyre studentëve për sukses?

Nuk ka formulë magjike, për fat të keq! Në CCSS, ne kombinojmë klasat e vogla (mesatarisht 6 studentë për klasë), mësuesit me përvojë dhe njohuri si dhe një orar intensiv. Megjithatë, ne dimë edhe si të ç’lodhemi dhe të argëtohemi! Studentët tanë shijojnë një gamë të gjerë të aktiviteteve sportive dhe klubeve të shkollës- dhe mos harroni, Cambridge është shtëpia jonë!

Na tregoni më shumë rreth CCSS…

Në një farë mënyrë, struktura jonë studentore është e shumëllojshme sa London School of Economics. Ne kemi rreth 40% studentë britanikë dhe 60% studentë ndërkombëtarë, të ardhur nga mbi 25 vende të ndryshme. Studentët tanë studiojnë së bashku, duke krijuar miqësi të forta dhe duke mbështetur njëri- tjetrin gjatë studimeve të tyre. Ndërtesat tona ndodhen në qendër të Cambridge, me një distancë jo të largët nga njëri- tjetri dhe çdo gjë që ofron qyteti. CCSS ka mirëpritur studentë gjatë 35 viteve të fundit dhe studentët tanë kanë pasur karriera të suksesshme që nga biznesi e deri në artet kreative, e politikë.

A keni pasur shumë studentë shqiptarë në CCSS?

Po. Ne kemi mirëpritur studentë shqiptarë në të kaluarën.

Studentët shqiptarë janë studentë të ekselencës.

A ofroni bursa për studentët shqiptarë:

50% bursë për studentët që kanë mesatare mbi 9.5 dhe nivel shumë të lartë të gjuhës angleze.

Të Hënën me datën 20 organizojmë Olimpiadën CCSS (për moshat 13-15 vjec) .

Fituesi i kësaj olimpiade do të studiojë 2 javë falas në Shkollën Verore të CCSS në Cambridge , për vendin e dytë 50% ulje, vend i tretë 30 % ulje.

 

Etiketa: Cambrige CentreStuart Nicholsonstudime


Ju sugjerojmë

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
Kryesore

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

3 Tetor, 2025 12:31 pm
Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
Kryesore

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

3 Tetor, 2025 12:06 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

3 Tetor, 2025 12:02 pm
Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
Kronikë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

3 Tetor, 2025 11:21 am
Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona
Kronikë

Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona

3 Tetor, 2025 10:59 am
GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan
Kronikë

GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

3 Tetor, 2025 10:44 am
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Socialistët në fushatë/ Rama mbledh të premten strukturat e Tiranës

3 Tetor, 2025 9:25 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosja e dy të miturve në Kamëz, arrestohet autori i dyshuar

3 Tetor, 2025 9:21 am
Para
Lista e fituesve/ American Music Awards, Bruno Mars shpallet Artisti i vitit

Lista e fituesve/ American Music Awards, Bruno Mars shpallet Artisti i vitit

Vettingu në polici? Xhafa: Prisni se po hartojmë ligjin

Vettingu në polici? Xhafa: Prisni se po hartojmë ligjin

Meta lëshon dekretin e parë si President i Republikës, ja për çfarë bëhet fjalë

Presidenti Meta i jep lamtumirën kompozitorit Aleksandër Lalo me kolonën zanore të ‘Dimrit të fundit’
















TE FUNDIT

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
3 Tetor, 2025

Publikohen pamje të autorit të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit, 40-vjeçarit, Hajdar Ismajlgecit, mbrëmjen e djeshme në Babbru, Tiranë, pasi...

Lexo më shumë

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
3 Tetor, 2025

Në një deklaratë për mediat, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se kostot e zgjedhjeve të...

Lexo më shumë

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me ministren e Punëve të Brendshme dhe me ministrinë Drejtësisë, foli për...

Lexo më shumë

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com