Kujdesi për sytë është padyshim shumë i rëndësishëm lidhur me shëndetin e tyre.Përmes këshillave të mëposhtme të publikuara nga ‘Healthy-Magazine’ ju vijmë në ndihmë lidhur me mënyrat dhe veprimet që duhet të ndiqni për të patur sa më të shëndetshëm.
1-Përdorimi i syzeve të diellit
Rrezet ultraviolet përbëjnë rrezik për sytë dhe kjo është një arsye se përse syzet e diellit duhet të përdoren rregullisht.
2-Kontrolle sa më të shpeshta të syve
Duhet patjetër të shkoni tek okulisti rregullisht për të parë gjendjen e syve tuaj.
3-Ushqehuni shëndetshëm
Ushqimi i shëndetshëm ndikon tek sytë tuaj. Sytë kanë nevojë për antioksidantë, për këtë arsye duhet të përdorni sa më shumë fruta.
4-Mos injoroni thatësinë e syve
Shpesh njerëzit ankohen se sytë i ndjejnë të thatë. Diçka e tillë nuk është mirë të lihet pas dore dhe gjithashtu rekomandohet të përdorni pikatoret e duhura për sytë.
5-Çfarë ndihmon zemrën tuaj ndihmon edhe sytë
Mos pini duhan dhe ushtrohuni fizikisht në mënyrë të rregullt./Opinion.al/