Një foto e publikuar nga gazetari Ilir Konomi në rrjetin social facebook, e cila thuhet se daton në vitin 1917, tregon se si ishte kryeqyteti i sotëm shqiptar, aty ku sot ngrihet bunkeri në ndërtim pranë Ministrisë së Brendshme. Gazetari Konomi e shoqëron foton me diçiturën: “Tirana në vitin 1917. Fotoja është marrë nga hapësira mes ministrive, aty ku sot ngrihet bunkeri. Qyteti nuk kishte argëtime të zhurmshme përveç Bajramit të Madh dhe ndonjë synetllëku që zgjaste disa ditë me këngë e dajre”.