Një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mungoi sot në ceremonitë dhe paradën e kuqezinjve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por megjithatë Kryeministri Edi Rama, nuk harroi ta përmendte atë. Hysaj kishte një arsyje të fortë dhe emocionuese për mungesën e tij. Ai pas skualifikimit të kuqezinjve zgjodhi të shkonte pranë bashkëshortes, pasi pret të bëhet baba për herë të parë. Dhe në fakt Hysaj shpëtoi nga zbori me kostum e kollare paradë nëpër institucione kur termometri shënonte 40 gradë.