TIRANE- Ish-kryeministri Berisha tha sot se Emiljano Shullazi ka kërcënuar pak ditë më parë një biznesmen të cilit i ka kërkuar ti marrë biznesin. Por sipas tij, më e rëndë është përgjigja që i ka dhënë Rama biznesmenit pasi ai i tregoi për kërcënimin.
“Shullazi i kërkoi me hanxhar jo vetëm para por gjithë biznesin. Ky biznesmen arrin dhe takon Ramën dhe i thotë kështu kështu ka ndodhur. Cila ishte përgjigjja e Ramës? Përgjigjja ishte: Shullazi vendos për ty. Ka pasur disa shqetësime këto kohë, por mos u shqetëso shumë. As nuk i thotë denoncoje, por i tha mos u shqetëso, ka pasur disa shqetësime. E la në mëshirë të xhelatëve si Shullazi. Të shpëtojmë nga ky njeri një ditë e më parë”, tha Berisha.