Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si është gjendja e Ina Nukës pas 7 orë operacion

2018/12/12 at 9:56 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto nga spitali në Ankara/ Ja si është gjendja e polices Ina Nuka

Disa ditë më parë oficerja e policisë Ina Nuka mbeti e plagosur pas shpërthimit të një kapsolle në protestën që u zhvillua para Kuvendit.

Pas kësaj ajo është nisur drejtë Turqisë ku edhe do të merrte mjekim të specializuar, sot ajo i është nënshtruar një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.

Pas plot 7 orësh ndërhyrje në një spital në Ankara të Turqisë, 24-vjeçarja ia doli me sukses.

Kjo është bërë e ditur nga kolegu i saj, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai.

STATUSI I MULLAIT

Kolege, ja dole. Shërim të shpejtë dhe sa më parë rikthim në shtëpinë e Policisë, aty ku ëndrra jote do vijojë të realizohet.
Besoj se rrjedha e furishme e përditshmërisë, shumëllojshmëria e ndodhive, evenimentet dhe hapësira kohore e fashitën sadopak ngjarjen para sallave plenare të Parlamentit të Shqipërisë, ku padrejtësisht e fatkeqësisht mbeti e gjymtuar një nga koleget tona, e re në moshë dhe në profesion, INA NUKA.

Por pavarësisht gjithë këtyre faktorëve, jemi ne familja më e madhe, Policia e Shtetit që s’të harron, që është krahas familjes tënde dhe njerëzve të t’u të dashur, është vëmendja dhe përkushtimi i Ministrit dhe Kryeministrit që bënë të mundur që Ti kolege, pas 3 operacionesh në Ankara të Turqisë, ku sot operacioni zgjati 7 orë në këto momente të ndihesh më e lehtësuar nga ajo dhimbje vrastare, nga ajo ngjarje e shëmtuar, kur përveçse bëje detyrën s’kishe asnjë faj tjetër që duhet të gjymtoheshe kështu, sa të rrezikuan seriozisht edhe jetën.
Por kjo është detyra jonë, plot sakrifica, vështirësi, rreziqe deri në sublime. Këto e bëjnë edhe më të bukur misionin tonë, i japin kuptimin dhe vlerën e duhur në sytë e qytetarëve të ndershëm që duan ligjin, rendin dhe qetësinë për të jetuar në harmoni me këto parime.

U bërë lajm i ditës, kryetitull i gazetave, bisedë e tavolinave, bisedë e vatrave familjare, statuseve në fb, pastaj pre e sulmeve me qëllime, jo është e jo s’është plagosur, jo je e trajtuar apo je e paaftë, e plot të tilla.
Por ti INA mbi të gjitha, u shndërrove në një motiv për të gjitha koleget dhe kolegët, për të bërë detyrën akoma më mirë, më me profesionalizëm, më me përkushtim, më me humanizëm ndaj qytetarëve dhe më me ashpërsi përballë paligjshmërisë dhe krimit dhe sulmeve dashakeqje.

Ne familja jote e madhe, të urojmë shërim të shpejtë dhe sa më parë në krye të detyrës./Opinion.al

Etiketa: Ina Nukaoficerja e policiseoperacion

Ju sugjerojmë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq
Aktualitet

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

9 Janar, 2026 2:31 pm
Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

9 Janar, 2026 9:40 am
Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
Aktualitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

9 Janar, 2026 9:04 am
Para
Video/ I verbër, por student i shkëlqyer! Paguan tarifë sa të tjerët

Video/ I verbër, por student i shkëlqyer! Paguan tarifë sa të tjerët

Studenti me aftësi të kufizuara: Jemi 5 veta në familje dhe vetëm 1 punon

Studenti me aftësi të kufizuara: Jemi 5 veta në familje dhe vetëm 1 punon

Moti/ Viti nis me shi e borë

Parashikimi i motit/ Nesër shi dhe borë në këto zona

TE FUNDIT

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
10 Janar, 2026

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për veprime më masive gjatë fundjavës pas gati...

Lexo më shumë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com