Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama mbushi 56 vjeç më datë 4 Gusht. Pas pushimeve në Indonezi Barack Obama e festoi këtë ditëlindje larg nga Shtëpia e Bardhë. Dhe ajo që e uron në rrjetet sociale është bashkëshortja e tij Michelle që i shkruan: “Je plakur edhe një vit, por për mua mbetesh i njëjti djalë fenomenal, me të cilin u martova 25 vite më parë. Gëzuar ditëlindjen të duam”.
Michele ka zgjedhur të postojë një foto nga koha kur Barack bëri 43 vjec.