Dy ditë më parë, lajmi se ish-prezantuesi i Top Channel, Mishel Rrena i dha fund beqarisë me një tjetër mashkull bëri xhiron e mediave në vend, si i pari personazh publik në vend që shfaqet kaq hapur duke bërë publike edhe martesën e tij gay.
Publiku online ka kryqëzuar moderatorin duke kaluar deri tek ofendimet banale apo edhe mallkimet, dhe Misheli, për t’i shpëtuar luftës së komenteve online ka mbyllur llogaritë e tij sociale.
Siç bën me dije AlpeGossip, Misheli dhe partneri i tij, Tian Oliver Murray, që prej vitit 2014 kishin marrëdhënie sentimentale të fshehur, por më në fund të dy dolën me vendimin e martesës (vendim ky që për burimet e brendshme të ALPEGossip nuk është mirëpritur mirë nga familjarët e moderatorit).
Ajo që i martoi është pikërisht mikja e bashkëshortit të Rrenës, Brixhilda Rose. Ata përzgjodhën miken e tyre të përbashkët për këtë kurorëzim madhështor, e cila në këtë rast kreu rolin e një prifti. Rose duket shumë e lidhur me të dy, ndërkohë që është një mbështetëse e madhe e martesave gej.