Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës të premten në një valë të madhe protestash. Ai ende nuk ka bërë betimin dhe nuk ka nisur zyrtarisht detyrën, por de facto ka nisur punën si i Pari i vendit.
Ja fotoja dhe statusi në Facebook i Hashim Thaçit
Sot ndjehem i nderuar dhe krenar me vizitën që i bëra familjes së heronjve të kombit, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit.
Sakrifica legjendare e Fehmiut dhe Xhevës është emblematike në historinë e luftës për liri dhe shtet të Kosovës.
Fjalët e kryefamiljarit dhe bashkëluftëtarit tim të orëve të para, bacës Tush, për mua paraqesin energji dhe vendosmëri për obligimet në forcimin e shtetit të Kosovës. HTH