Karriera politike, për një artist-kryeministër mund të krahasohet edhe me ngjyrat. Për Ramën, karriera e tij ka ngjyrat si e bardha, e zeza, bluja, e kuqe apo edhe e verdhë. Gjithësesi në mesin e këtyre ngjyrave ai veçon violetën.
Në linjën e karrierës dhe vijimësisë së saj, pyetjes se si do donte që njerëzit ta kujtonin, kryeministri pohon: “U përpoq, bëri sa mundi, mbase s’bëri aq sa deshi, por u përpoq”.