Ata janë jo vetëm të famshëm por në të njëjtën kohë edhe shumë të pasur. Marie Claire rendit disa mënyra se si VIP-at bëjnë shumë para, aq sa kanë siguruar jetën e tyre, të fëmijëve dhe nipërve e stërnipërve të tyre.
Kontratat publicitare
Sofia Vergara është cilësuar si aktorja më paguar e tre viteve të fundit për shkak të kontratave publicitare që ka nënshkruar vitet e fundit.
Parfume dhe kozmetika
Britney Spears, Jennifer Lopez, Mariah Carey, etj figura të showbiz-it kanë venë pasuri shumë të madhe, me linjat e tyre kozmetike që kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Rrjetet sociale
Kim Kardashian, Justin Bieber, Jay-Z etj janë personazhe publike të cilat qëndrojnë pas shumë aplikacioneve teknologjike.
Restorantet
Restoranti i Justin Timberlake, apo edhe ai i Eva Longorias janë biznese që i kanë shtuar edhe më shumë të ardhurat e këtyre artistëve.