Personi që shihni në foto, 26 vjeçari Mirjan Luzi është prangosur sot në Torino të Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim prej afro një viti dhe akuzohet për trafik femrash, trafik klandestinësh dhe vjedhje.
Sipas policisë, Luzi është pjesë e një grupi kriminal i cili dhunonte, kërcënonte dhe trafikonte femra nga Shqipëria në Itali.