Një 31 vjeçar me origjinë shqiptare është zgjedhur nga Këshilli i Popullit të Parmës për të përfaqësuar shtetasit e huaj në Këshillin e Komunës së Parmës.
Marion Gajda do të përfaqësojë rreth 28.000 qytetarë të kombësive të huaja në Parma.
Gajda ka të drejtën e diskutimit por jo të votimit.
Ai zotëron një diplomë në shkenca politike dhe ka punuar në Departamentin për Mundësi të Barabarta në Parma.