Sipas një studimi të publikuar në Clinical Journal of Pain theksojnë se shkaku kryesor i dhimbjeve më intensive në gjunjë gjatë dimrit është mungesa e vitaminës D në trup.
Studiuesit konstatuan se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza, shpesh kërkojnë ndihmë nga ndonjë mjek gjatë dimrit. Shumicës së tyre u ndihmon marrja e suplementeve të vitaminës D.
Vitamina D prodhohet në trup gjatë ekspozimit ndaj diellit, që është arsyeja se pse gjatë muajve të dimrit e kemi në sasi më të vogla në trup.