Getoar Selimi dhe reperi Majki kanë publikuar duetin e tyre të dytë “Ajo”. Kjo këngë është shumë ritmike, fiks për verën e nxehtë që sapo ka nisur.
Por ajo që të “vret” paksa veshin është teksti i përsëritur (min 1:30). Geti thotë 7 herë “t’lagi me shampanjë”. Tani ose MMV-së i kanë mbaruar fjalët ose e ka bërë me qëllim këtë gjë në mënyrë që njerëzve ti fiksohet kjo frazë.
Gjithsesi kënga është një projektet pretendente për tu kthyer në hitin e kësaj vere…