Përdoruesit e Instagram do të shohin shumë më shumë përmbajtje nga përdoruesit e tyre, nga videot që ata do të postojnë. Rrjeti social në pronësi të Facebook, ka njoftuar se po e zgjeron limitin e videove në shërbimin e saj deri në 60 sekonda.
“Ne duam të sjellim më shumë argëtim, fleksibilitet, dhe mënyra kreative për të parë video në Instagram” thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Së shpejti, ju do të mund të shihni video deri në 60 sekonda”.