Ju kishte shkuar mendja që 18 janari do të ishte një ditë depresive?! Studimet e ndryshme thonë se kjo ditë është konsideruar e tillë,pasi jemi pas Krishtlindjeve, ku financat tona nuk janë aspak në nivelin e duhur, ku bën shumë ftohtë dhe mbi të gjitha kur vera të duket një periudhë shumë… po shumë e largët.
Besoj se e kuptuat sepse 18 janari konsiderohet një ditë e keqe e vitit, madje 18% e njerëzve në Britaninë e Madhe, thonë se pikërisht në këtë ditë ndihen shumë keq dhe tejet të izoluar.