Nëse jeni një fanse e bluzave apo pantallonave për palestër “Victoria’s Secret”, duhet të dini që kompania nuk do të shesë më veshje, këpucë apo aksesorë.
Brandi i njohur ndërkombëtar po ndryshon strategjinë që ofron me shpresën se mund të kursejë më shumë para. “Victoria’s Secret” do të fokusohet në tre kategori të tjera: të brendshmet, bukurinë dhe Pink.
Veshjet, këpucët, aksesorët dhe rrobat e banjës i gjeni aktualisht online me shumë ulje, kështu që mund t’i porosisni ato që vërtet i doni.
Burimi: Harper’s Bazaar