Shkencëtarët kanë treguar se shpesh hasen ndryshime në mënyrën se si meshkujt dhe femrat reagojnë, por kjo vjen e gjitha për shkak të lidhjeve të ndryshme në trurin e tyre.
Ata kanë zbuluar se meshkujt dhe femrat kanë përgjigje të kundërt të neuroneve në një zonë kritike të trurit që kontrollon eksperiencën e emocioneve, kontrollin e presionit të gjakut dhe nënvetëdijen.
Zbulimi mund të shpjegojë përse burrat dhe gratë shpesh paraqesin simptoma të ndryshme klinike në disa çrregullime mjekësore.
Por gjithashtu mund të ndihmojë në shpjegimin e disa prej keqkuptimeve më të zakonshme që duket se ndodhin në mënyrën e ndryshme se si sekset reagojnë emocionalisht.
Kërkimi u krye nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, ku një skuadër mati aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve duke përdorur skanimin me rezonancë magnetike (MRI) gjatë matjes së presionit të gjakut.
Ata zbuluan se burrat dhe gratë kanë përgjigje të ndryshme në frontin e djathtë të korteksit, pjesë e trurit që ka të bëjë me eksperiencat e emocioneve, kontrollin e presionit të gjakut dhe vetëdijes./Express