Nga analizat që iu bënë më shumë se 6300 njerëzve nga pesë shtete të Amerikës Latine, kërkuesit shkencorë dolën në përfundimin se një gjen i quajtur IRF4 shkakton thinje të flokëve.
Ky gjen rregullon melaninën, pigmentin përgjegjës për ngjyrën e flokëve, të lëkurës dhe syve. Gjeni qëndron në kromozomin e gjashtë dhe mendohet se është i vetmi që shkakton thinjen e flokëve.
Njerëzit që kanë një gjen të tillë thinjen më shpejtë se të tjerët. Përveç gjenetikës, faktorë të tjerë që ndikojnë në thinjen e flokëve janë edhe stresi, duhani, faktorët mjedisorë, si rrezet ultravjollcë dhe ndotësit e ajrit etj.
“Ne kemi ditur deri tani disa gjene që lidhen me ngjyrën e flokëve dhe rënien e tyre, por për herë të parë kemi identifikuar një gjen që shkakton thinje të flokëve tek njerëzit, si dhe gjene të tjera që ndikojnë tek forma e flokëve dhe dendësia e tyre,” shprehet autori kryesor i studimit, Dr Kaustubh Adhikari, nga Kolegji Universitar i Londrës. /albeu.com/
– See more at: http://lajmi.net/pse-na-thinjen-floket/#sthash.lXV7hWHt.dpuf