Mund të tingëllojë çuditshëm, por ushtrimet janë shumë të rëndësishme për mirëqënien fizike dhe mentale. Të qenurit pasiv mund të shpiejë në depresion. Të qëndruarit në shtëpi gjatë tërë ditës dhe mos angazhimi në ndonjë aktivitet fizik, i bën njerëzit më dembelë dhe të hanë shumë.
Të jesh dembel dhe mbipeshë, është një mënyrë e sigurtë për të kaluar në gjendje depresive. Nuk është se zvogëlon vetëm lëvizshmërinë fizike por edhe vet-vlerësimin. Për më tepër, saherë që ju ndiheni depresive, ushtrimet janë gjëja e fundit që ju shkojnë ndër mend. Preferoni të rrini dhe rënkoni se sa të lëvizni.
Sidoqoftë, është me rëndësi të dini se ushtrimet luajnë një rol shumë të madh nëse jeni duke vuajtur nga depresioni. Shprehia e të qëndruarit në shtrat është absolutisht një ide e tmerrshme.
Truri ynë prodhon gjëra të njohura si kemikale që ju bën të ndjeheni mirë si serotonina dhe dopamina. Të ushtrosh 40 minuta në ditë i ndihmon trurit tuaj të prodhojë më shumë nga këto kemikale, gjë që ju mban aktive dhe të lartësuar shpirtërisht.