Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

2025/06/21 at 10:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar në botë: Arrow 3, një armë që shkatërron raketat armike jashtë atmosferës.


Megjithatë, ajo nuk ka arritur të ndalojë dot sulmet me raketa nga Irani dhe grupet aleate të tij, që vazhdojnë të bien mbi qytete izraelite.

Arsyeja?

Ka shumë pak interceptorë dhe ato që janë, ruhen për objektiva kritike si impianti bërthamor i Dimonas.

Një përplasje filozofike: mburoja apo shpata?

Që prej lindjes së shtetit të Izraelit, ka ekzistuar një konflikt i heshtur mes vizionit të civilëve dhe atij të ushtarakëve. Gjeneralët nuk besojnë te mbrojtja, por te sulmi parandalues.

Motoja e tyre është e qartë: “Çohu dhe vrite i pari.” Kështu që investimet kanë shkuar historikisht drejt avionëve luftarakë, tanke, njësi speciale, drone dhe madje edhe armë bërthamore të pa konfirmuara zyrtarisht.

Kjo filozofi u sfidua më 1991 gjatë Luftës së Gjirit, kur raketat Scud të Saddam Husseinit goditën tokën izraelite. Izraeli mbeti i pambrojtur. Patriotët amerikanë që u vendosën përkohësisht ishin më shumë propagandë sesa zgjidhje reale. Ky shok shtyu qeverinë të ndërtojë një sistem mbrojtës të avancuar kundër raketave – një projekt shumë kompleks dhe i kushtueshëm.

“Arrow”: një mburojë e vonuar dhe e kufizuar

Programi u drejtua nga një civil, Uzi Rubin, që kishte për detyrë të ndërtonte një mburojë kundër raketave balistike.

Më pas u ndërtua edhe Iron Dome, për raketat me rreze të shkurtër të Hamas dhe Hezbollah. Por për raketat strategjike u krijuan Arrow 2 dhe më pas Arrow 3, që mund të godasë objektiva në lartësi prej 100 kilometrash – një armë thuajse hapësinore.

Arrow 3 është vendimtare për mbrojtjen nga raketat me ogiva bërthamore apo kimike, pasi i shkatërron përtej atmosferës, duke shmangur ndotjen e tokës. Por në praktikë, numri i baterive është shumë i kufizuar dhe s’mjafton për të mbrojtur të gjithë territorin izraelit.

Testi i vërtetë: sulmet e Iranit në prill dhe tetor 2024

Arrow 3 kaloi provën e parë pas 7 tetorit 2023, kur shkatërroi në hapësirë një raketë balistike të rebelëve Houthi. Por më 13 prill dhe 1 tetor 2024, kur Irani nisi breshëri raketash ndaj Izraelit, sistemi tregoi një limit të qartë: nuk kishte mjaftueshëm interceptorë për të ndalur të gjitha raketat njëherësh. Disa raketa u përqendruan te objektiva ushtarakë dhe ranë në zona të pabanuara – fatmirësisht pa pasoja të mëdha.

Por çfarë ndodh nëse objektivi herës tjetër janë qytetet? Pikërisht ky skenar ka shkaktuar panik dhe debat në qeveri. Rubin ka paralajmëruar prej kohësh:

”Nuk kemi mjaftueshëm sisteme mbrojtjeje. Lufta e sotme nuk synon më ushtrinë, por civilët. Ne duhet të mbrojmë jo vetëm bazat, por edhe energjinë, ushqimin, ujin.”

Vendimi emergjent: më shumë Arrow 3

Më 24 dhjetor 2024, ministri i Mbrojtjes Izrael Katz urdhëroi rritjen e menjëhershme të prodhimit të Arrow 3, duke i besuar këtë mision Daniel Gold, arkitekti i Iron Dome. Por edhe Gold nuk bën mrekulli. Deri atëherë, një raketë e vetme Arrow 3 kërkonte 18-24 muaj për t’u prodhuar.

Sipas “Wall Street Journal”, Izraeli prodhonte vetëm 20–25 raketa në vit. Deri në vitin 2024, besohet se kishte më pak se 150 raketa aktive, nga të cilat dy të tretat tashmë janë përdorur në përplasjet me Iranin dhe Houthit.

Izraeli ka gjithsej vetëm tre bateri Arrow 3, dhe secila mund të asgjësojë pesë objektiva brenda 30 sekondave. Në një përballje të madhe, kjo është e pamjaftueshme.

Goditjet që lënë plagë edhe kur ndalohen

Edhe pse 90% e raketave ndalohen, siç theksojnë gjeneralët, ato që shpëtojnë shkaktojnë tmerr psikologjik: sirena alarmi, ndërtesa të shkatërruara, spitale të dëmtuara, njerëz të frikësuar dhe ekonomi e paralizuar.

Sistemi i mbrojtjes është trefazor: Arrow 3 për objektiva në lartësi, Fionda e Davidit për mesatare, dhe Iron Dome për raketat e vogla. Por vetëm Arrow 3 mund të ndalojë raketat balistike – dy të tjerët merren me mbetjet që bien nga qielli dhe janë ende vdekjeprurëse.

Teknologji miliarda-dollarëshe, por pa garanci

Izraeli mbështetet edhe nga SHBA me sistemin Thaad dhe raketat SM-3 nga anijet amerikane. Megjithatë, më 4 maj 2024, një raketë Houthi arriti të shpëtojë si Arrow 3, ashtu edhe Thaad, duke shpërthyer afër aeroportit të Tel Avivit. Pesë ditë më vonë, një tjetër raketë shmangu Thaad dhe u shkatërrua në momentin e fundit nga izraelitët.

E vërteta është se nuk ka mburojë të pathyeshme. Edhe Irani është përgatitur: përdor raketa me shumë aftësi manovrimi në fazën finale për të shmangur parashikimin nga kompjuterët./tvklan



Ju sugjerojmë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë...
















TE FUNDIT

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
15 Tetor, 2025

Është arrestuar pas gjashtë muajsh 36-vjeçari në Berat për plagosje. Në mars të këtij viti, shtetasi me iniciale A.F., plagosi...

Lexo më shumë

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
15 Tetor, 2025

Qeveria amerikane ka sekuestruar më shumë se 14 miliardë dollarë në bitcoin dhe ka akuzuar themeluesin e një perandorie biznesi...

Lexo më shumë

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
15 Tetor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se më pak se një në tre vende ka politikë kombëtare për të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Tetor, 2025

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com