Policia shqiptare ka dyshime të forta se Jani Alia dhe Renato Milloshi të mos e kenë kaluar kufirin pas vrasjes së Elton Çiços në lokalin “De Niro” në Tiranë më 1 maj.
Jani Alia i cili është ekzekutori i Çiços rezulton të jetë i kërkuar nga autoritet greke. Kështu, policia beson se rreziku që mund t’i kanoset në shtetin fqinj duke u arrestuar, i ka lënë dy bashkëpunëtorët brenda territorit shqiptar. Edhe pse ende nuk ishin bërë publik emrat e tyre për vrasjen e Eton Çiços, policia mësohet se kishte dyshime për autorësinë ndaj fotot e tyre i kishte shpërndarë në të gjitha vendkalimet kufitare dhe në komisariatet e vendit në mënyrë që të mos i krijohej hapësirë për të dalë nga Shqipëria. Policia i përqendroi kontrollet e saj në qytetet e Tiranës dhe të Tepelenës ku dy të dyshuarit kanë të afërmit e tyre, raporton express.
Policia ka vënë në dispozicion të çdo qytetari që jep informacion për vendndodhjen e tyre një shumë prej 5 qind mijë lekësh të rinj. Sipas hetimeve të deritanishme shkak për vrasjen e Çiços ishte një histori e vjetër mes Jani Alisë dhe Elton Çiços, pasi A;ia nga Tepelena i kishte vrarë shokun e fëmijërisë Çiços.