Shumë femra mund të paragjykohen kur i lyejnë buzët shumë të kuqe në punë, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Nëse ju shkon dhe ju e përdorni këtë ngjyrë mirë është ta vini edhe në punë.
Sipas një studimi ku janë marrë në pyejtje 460 gra, është vënë re se ato që vendosnin buzëkuq të kuq, dukeshin vajza shumë të sigurta dhe me karakter shumë të fortë. Edhe drejtuesit e bankave apo kompanive të tjera jua besonin atyre punët më të rëndësishme.