Ministria Finlandeze e Shëndetësisë, ka ftuar qytetarët e vet që të konsumojnë më shpesh ushqimin në këmbë.
Në të vërtetë, kjo është pjesë e fushatës kundër mënyrës së jetesës duke qëndruar ulur dhe epidemisë së obezitetit.
Ekspertët paralajmërojnë se qëndrimi i tepër ulur, është i lidhur me çrregullimet me muskuj dhe eshtra, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut si dhe në shtimin e tepër të peshës.
Përveç kësaj, personi i cili qëndron ulur më shumë se 7 orë në ditë, çdo orë shtesë të qëndrimit ulur, rrit për pesë për qind më shumë rrezikun e vdekjes.