Konsumimi i ujit të ngrohtë në cdo mëngjes kur keni stomakun bosh, ju sjell të mira në pastrimin e organeve tuaj tretëse, duke përmirësuar kështu tretjen e poashtu bën që toksinat dhe bakteret e dëmshme të largohen nga trupi juaj duke arritur kështu një rezultat për metabolizëm të shëndetshëm.
Pirja e të paktën një gote ujë të ngrohtë në mëngjes, lehtëson edhe dhimbjet të cilat ju bëjnë të ndiheni jo këndshëm gjatë ditës. Sjell përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe ngadalëson procesin e plakjes.