Tiranët më të mëdhenj në histori, janë detyruar të kryejnë punë të ndryshme para se të rrëmbenin pushtetin dhe të futin diktaturën në vendin e tyre
Shumica e diktatorëve para se të bëheshin përgjegjës për vdekjen e më shumë se 200 milionë njerëz, janë marrë me disa punë të zakonshme.
Benito Mussolini
Një pjesë të jetës e kishte kaluar duke punuar si mësues, por më vonë e kishte kuptuar se kjo punë nuk po i përshtatet. Ai ishte larguar nga Italia për t’u zhvendosur në Zvicër, ku punoi punë të vogla para se të bëhej i njohur si gazetar politikë.
Tirani i Koresë së Veriut, që konsiderohet si babai i Koresë së Veriut, në vitin 1930 iu bashkua guerilëve koreanë, të cilët luftonin kundër pushtimit japonez. Më vonë ka udhëhequr kontingjentin korean, si major në ushtrinë sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Nëna e Joseph Stalinit dëshironte të i biri i saj të bëhet prift, dhe kështu e kishte regjistruar në një seminar. Edhe pse ishte veçuar gjatë studimeve, kishte vendosur t’i braktisë studimet në vitin 1899. Disa thonë se njëra prej arsyeve ishte se nuk mund t’i përballonte studimet për shkak të mungesës së parave, derisa të tjerët flasin se kjo ka ndodhur për shkak të pikëpamjeve të tij politike anti-perandorake. Më vonë ai punoi si shërbyes në Observatorium në Tbilisi
Adolf Hitler ka qenë adhurues i madh i artit, por babai i tij nuk pajtohej me këtë që i biri t’i bëhej piktor. Ai ka punuar si punëtor i thjeshtë dhe ka pikturuar me ngjyra të ujit në Vjenë. Dy herë ishte refuzuar në Akademinë e Arteve të Bukura./Telegrafi