Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja produktet që e bëjnë Shqipërinë të pasur

2016/01/14 at 8:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja produktet që e bëjnë Shqipërinë të pasur

Në eksporte sërish është nafta dominuese, por këtë herë e papërpunuar dhe me një përqindje shumë më të lartë me 29.9% të totalit të eksporteve e ndjekur nga materialet e këpucëve me 8.24%. 


Kur anijet ankorohen në portin e Durrësit pas një udhëtimi 7 javor nga Azia, janë të ngarkuara plot e përplot me frigoriferë, mobilje, ushqime e këpucë. Në kthim vetëm 60 përqind e kontenierëve që kalojnë në arterien më të madhe tregëtare në vend janë bosh. Në tregëtinë ndërkombëtare Shqipëria mbetet një xhuxh në eksporte dhe një gjigand në importe, duke rezultuar me një defiçit tregëtar. Eksportet më të mëdha shqiptare mbahen ngahera tek nafta e papërpunuar dhe tek minerali i kromit, të cilat edhe gjatë kohës së komunzimit mbanin kreun e fronit në eksport. Ndërkohë që në importe shtrihemi gjerë e gjatë duke importuar që nga nafta, tek gruri, kafeja, makina etj. Mjafton t’i vësh emrin dhe ka gjasa që ne e importojmë. Por realisht çfarë do të thotë ky bilanc tregëtar dhe pse ka rëndësi për ekonomimë se çfarë importojmë dhe eksportojmë. Ideja e bilancit tregëtar importe kundrejt eksporteve qëndron në faktin se, rritja e eksporteve ndaj importeve do ta bëjë vendin më të pasur. Shumë vende madje e ndjekin me rigorozitet këtë teori, duke rritur eksportet dhe duke pakësuar importet, përmes subvencionimit të eksporteve përmes granteve dhe taksave më të ulëta dhe duke dekurajuar importet me anë të tarifave më të larta. Megjithëse Organizata Botërore e Tregëtisë ka vendosur rregulla të forta në lidhje me këtë, sërish vende të ndryshme arrijnë t’i bëjnë bisht. Pasi në fund të gjithë kërkojnë pasurimin. Babai i ekonomisë, Adam Smith e kundështonte fort këtë teori dhe besonte se pasuria e një vendi vjen nga puna produktive e njerëzve të tij dhe jo nga metalet e çmuara të ruajtura në thesar. Dhe në fakt kishte të drejtë, pasi janë importet ato që e bëjnë një vend të pasur. Duke importuar produkte që janë më të lira se ato që mund të prodhojmë vetë, vendet kanë më shumë para në duar po ashtu dhe më shumë produkte. Por sigurisht, dikush duhet të paguajë për këto importe. Këtu hyjnë në punë eksportet, të cilat sigurojnë paratë që vendi të importojë atë që nuk mund të prodhojë, me një kosto më të ulët. Por si është ky bilanc tregëtar për Shqipërinë? Çfarë eksportojmë dhe importojmë dhe tek kush? Çfarë produktesh na duhet të prodhojmë për të nxitur rritjen ekonomike? Të dhënat më të fundit nga “Atlas of Economic Complexity”, përpiqen t’i përgjigjen për ne këtyre pyetjeve duke treguar trendin e tregëtisë totale të Shqipërisë nga viti 1995 deri në vitin 2013.

Në vitin 1995 eksportet tona ishin relativisht të varfra, në pjesën më të madhe veshje për burra e gra (respektivisht 8 dhe 5%), materiale këpucësh (17%), duhan dhe pak fruta.

Ndërkohë që të dhënat e importeve tregojnë për një ekonomi që mezi qëndron në këmbë. Gjatë viteve të para të demokracisë, pas shembjes së regjimit komunist, ekonomia shqiptare vuajti në disa fronte. Shumë nga fabrikat u mbyllën dhe vendi kishte një nevojë imediate për elektro shtëpiake, të cilat nuk mund t’i prodhonim, e deri tek veshjet apo sapuni. Përqindjet këtu janë pothuajse të njëjta, duke qenë se vendi kishte nevojë për shumë produkte, shumica e të cilave për përdorim shtëpiak: që nga frigoriferët, tek makinat qepësë tek pruduktet e flokëve e të kozmetikës. Një vit më vonë në vitin 1996, vendi duket se ka më shumë nevojë për grurë e miell duke qenë se totalin e importeve e zënë këto produkte me 8%, cigare, sheqer me 1% dhe naftë e rafinuar. Ndërsa në eksport këpucët mbajnë 17% të cilat do të dominojnë deri në vitin 2008, si produkti më shumë i eksportuar. Në vitin 2010 e më tej ne bëhemi më të zgjuar dhe fillojmë të importojmë më shumë shërbime e produkte, të cilat do të kishin një kosto më të madhe, nëse do të prodhoheshin në vend.

Gjatë pesë viteve të fundit importet e Shqipërisë janë rritur në masën 0.3% nga $4.8 Bilion në 2008 në $4.88 Bilion në 2013, ku mbizotëron nafta e përpunuar me 14.4% të totalit të importeve të Shqipërisë. Kjo e ndjekur nga makinat, që përbëjnë 3.84%, dhe paketimet e ilaçeve 2.9%. Ndërkohë që eksportet janë rritur me 4.7%, nga $2.09 Bilion në vitin 2008 në $2.62 Bilion në 2013.

Shkurt, importet na bëjnë më të pasur dhe eksportet e bëjnë atë të mundur. Gjetja e balancës është një sfidë shumë e madhe që Shqipëria e ka përpara, duke qenë se vijon të ketë një deficit tregëtar. Për balancimin e këtij deficit kërkohet që të zhvillohen sektorët dhe produktet që kanë më shumë potencial. Siç është dhe rasti i naftës, kromit, industrisë tekstile dhe sektorit bujqësor. Industria tekstile është rritur shumë në vitet e fundit, duke krijuar vende të reja pune, duke qenë se është dhe industria që siguron të ardhurat më të mëdha së bashku me naftën dhe kromin. Një tjetër sektor me potencial ëhstë dhe bujqësia, e cila edhe pse nuk përmban një përqindje të lartë në totolain e ekporteve, sërish ka rritje. Në vitin 2014 produktet bujqësore u rriten me 12,5%. Sektori i energjisë, i cili nuk figuron shumë fort tek eksportet ka gjithashtu shumë potencial, duke qenë se Shqipëria ëhstë e pasur me burime ujore dhe mund të përdoret në mënyrë strategjike për tu zhvilluar si sektor e për të rritur ekonominë. Ekspertët e ekonomisë janë të shqetësuar se në afatgjatë, deficit tregëtar mund të jetë dëmtues për ekonominë, duke qenë sedalin më shumë para se sa hyjnë në vend. Në kët pikë bilanci tregëtar është tejet i rëndësishëm, pasi janë këto produkte që ngrenë ose rrënojnë ekonominë./Agroweb



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Zyrtarizohen çmimet e aboneve në Tiranë, mujorja 1600 lekë

Zyrtarizohen çmimet e aboneve në Tiranë, mujorja 1600 lekë

Opinion/  Petrit Vasili: Nuk ka mister, ka konsultime brenda kualicionit  PS-LSI për reformën në drejtësi

Opinion/  Petrit Vasili: Nuk ka mister, ka konsultime brenda kualicionit  PS-LSI për reformën në drejtësi

Konsumimi i përditshëm i arrave lufton kancerin

Konsumimi i përditshëm i arrave lufton kancerin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com