Sikundër është paralajmëruar opozita do të zhvillojë nesër protestën e radhës përpara Kuvendit, ndërsa gjatë seancës plenare pritet miratimi i buxhetit të shtetit dhe ligjit për dekriminalizimin.
Për të shmangur pengimin që protestuesit mund t’i bëjnë deputetëve të mazhorancës, PS ka zgjedhur të bëjë një lëvizje taktike.
Lapsi.al ka mësuar se deputetët e PS-së do të shkojnë në Kuvend herët në mëngjes, edhe pse seanca plenare është njoftuar në orën 11:00. Ndryshe nga sic ndodh zakonisht, Grupi Parlamentar i socialistëve do ta zhvillojë mbledhjen në ambientet Kuvendit.
Pritet që ata të jenë aty rreth orës 9 të mëngjesit, gati një orë e gjysmë përpara grumbullimit të protestuesve të opozitës.
Gjatë ditës së sotme kreu i PD-së dhe ish-kryeministri Berisha u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës./LAPSI.AL/